Burg për nënë e bir/ Berat, babai dhe gjyshja dhunuan të miturin, për video banale në Tik Tok

schedule10:23 - 12 Prill, 2025

schedule 10:23 - 12 Prill, 2025

Prokuroria e Beratit ka kërkuar dënimin me 3 vite burg për Armand Kumarakun, pasi ka keqtrajtuar  djalin duke e detyruar të publikojë video banale në rrjetet sociale. 2 vite burg prokuroria kërkon edhe për nënën e tij, Natasha Rombollas, të akuzuar për veprën penale të “keqtrajtimit të të miturit”.

Sipas dosjes hetimore, nënë e bir në mënyrë të vazhdueshme kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht djalin e mitur 10 vjeç, duke e bërë të  komunikojë me fjalë banale  në rrjetet sociale ‘Youtube’ dhe ‘TikTok’.

Organi i akuzës thotë se i  mituri ka qënë i kërcënuar vazhdimisht dhe është ndjerë nën presion nga babai dhe gjyshja si dhe është ekspozuar në rrjetet sociale në mënyrë abuzive dhe fjalor denigrues.

Po kështu, i mituri është ekspozuar kundrejt lëndëve narkotike. Prokuroria shton se kjo sjellje ndaj tij, ka ndikuar gjendjen e tij psikologjike. Kjo sipas Prokurorisë së Beratit, ka sjellë si pasojë simptoma të çrregullimit të personalitetit anti social te i mituri.

Natasha Rombula u arrestua së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku në shkurt të vitit të kaluar, pas denoncimeve që u bënë kundër tyre, nga qytetarët që i kishin ndjekur në rrjete sociale teksa keqtrajtonin fëmijën 10 vjecar.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!