Ministri çek i Shëndetësisë Adam Vojtech dha dorëheqjen të hënën pas kritikave për menaxhimin e pandemisë. Lajmin e bëri vetë të ditur ministri gjatë një konference për shtyp. Sipas Reuters, Vojtech ishte një nga figurat kryesore në luftën kundër pandemisë në Çeki.
“E kam ushtruar detyrën time me shumë dashuri së bashku me kolegët e mi ”, tha ai. “Shumë ndryshime janë ndodhur gjatë këtyre tri viteve”, u shpreh Vojtech, teksa njoftoi dorëheqjen e tij.
“Dua të falënderoj kryeministrin e vendit për besimin dhe mjekët për punën e tyre të palodhshme, përfshirë dhe qytetarët për mbështetjen e tyre”, theksoi midis të tjerash ai.
Vojtech shërbeu si ministër i shëndetësisë prej tre vitesh pas emërimit në muajin dhjetor të vitit 2017 nga presidenti çek, Milos Zeman. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në Çeki u rrit në 49 mijë, ndërsa 503 persona kanë ndërruar jetë deri më tani. s.ba/abcnews.al