Pas reagimit të djeshëm nga Kylian Mbappe, ku tha se nuk i ka dhënë asnjëherë autorizimin kompanisë për publikimin e videos që e sheh atë protagonist për sezonin e ri të sezonit të PSG-së, ditën e sotme ka reaguar dhe tekniku i francezëve, Christophe Galtier.
Galtier u shpreh se Mbappe ishte në humor të mirë, në stërvitjen e sotme të klubit në prag të sfidës ndaj Nice dhe shtoi se incidenti është sqaruar.
“Është shumë e vështirë të shprehem. Padyshim që ka të bëjë me Kylian dhe klubin. Mbappe ishte në humor të mirë në stërvitjen e sotme, ishte i buzëqeshur, por e ndërpreu stërvitjen për shkak të një dëmtimi që gjithsesi nuk e rrezikon praninë e tij ndaj Nice.
E di që ka pasur diskutime mes tij dhe drejtuesve, por incidenti apo keqkuptimi është sqaruar”,- është shprehur Galtier në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al