Nëse keni menduar ta nisni këtë vit të ri me një ritëm të shpejtë për të harruar sa më shpejt famëkeqin 2020 ose preferoni të bëni një hap për të rimarrë energjinë tuaj, e rëndësishme është të përfshini në garderobë këpucët e duhura.
Lajm i mirë është se koleksionet e reja janë plot me propozime interesante dhe të larmishme për të plotësuar shijet dhe nevojat e stilit. Duke filluar nga çizmet deri tek kyçi këmbës po pa harruar dhe atletet e dashura, të cilat siç e dini tashmë, mund të vishen me pothuajse gjithçka. /abcnews.al/