Këpucë dhe xhupa, goditet banda shqiptare që plaçkiti qendrat tregtare në Itali

schedule08:24 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 08:24 - 22 Dhjetor, 2021

Dy gra dhe tre burra të gjithë me kombësi shqiptare janë arrestuar nga policia italiane në Pordenone me akuzën e vjedhjes në disa qendra tregtare.

Banda shkonte nga Shqipëria, merrte makina me qira dhe kryente një sërë vjedhjesh me të njëjtin sistem të testuar për disa ditë, më pas ktheheshin në atdhe, shkruan ANSA.

Gjithashtu janë sekuestruar mallra në vlerë rreth tetë mijë euro, veshje dhe sende të tjera nga vjedhjet./ Abcnews.al