“Këpuca e Artë” për “Los Colchoneros”, Atletico Madrid paguan klauzolën e “bomberit” ukrainas

schedule22:16 - 24 Korrik, 2024

schedule 22:16 - 24 Korrik, 2024

Zhvilloi një sezon magjik te Girona dhe te skuadra e re pritet të bëjë akoma më mirë.

“Bomberi” ukrainas, Artem Dovbyk ishte padyshim një nga zbulimet më të mëdha, mes sulmuesve të Evropës, me 27-vjeçarin ukrainas, i cili shënoi plot 24 gola e dhuroi 8 asistime, në 36 sfidat e LaLiga, me skuadrën e tij Girona, duke i siguruar kësaj të fundit kualifikimin për në Champions League, për herë të parë në histori.

Një performancë e tillë nuk i ka shpëtuar as “syrit” të skuadrave të mëdha, me “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, që janë vënë pas ukrainasit dhe me largimin e Alvaro Morata e Memphis Depay janë gati për të paguar klauzolën e tij prej 40 milionë eurosh.

Lajmi është konfirmuar nga mediat spanjolle dhe nga gazetari i mirënjohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka theksuar se është vetëm çështje orësh para se Dovbyk të bëjë testet mjekësore dhe të firmosë si lojtari më i ri i Atletico Madrid. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!