Kepa shumë pranë klubit të Serie A, spanjolli mund të zbarkojë të martën në Itali

schedule22:53 - 31 Korrik, 2022

schedule 22:53 - 31 Korrik, 2022

Kontaktet mes Napolit dhe Chelsea janë duke u zhvilluar për të mbyllur marrëveshjen për Kepa.

Sipas “La Repubblica”, portieri spanjoll tashmë ka përshëndetur bashkëlojtarët e tij te Chelsea dhe është gati të niset për në Itali. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis synon ta sjellë atë në Itali deri të martën.

Disa detaje të tjera referuar bonuseve që do të depozitohen mes dy klubeve, por rruga është asfaltuar dhe Kepa-s po i afrohet një aventure të re gjithnjë e më shumë te Napoli./ h.ll/abcnews.al