Kepa Arrizabalaga është afër transferimit te Reali i Madridit. Sipas shtypit anglez, “gardiani” bask shihet si zëvendësuesi i Courtois, i cili sapo është operuar dhe pritet të mungojë të paktën 6 muaj.Trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti theksoi se do i jepte besim të plotë ukrainasit Lunin, megjithatë klubi po punon për marrjen e një portieri tjetër. De Gea nuk pëlqehet nga Reali, teksa kandidaturë është edhe Bono i Sevillas.
Kepa ka marrë ofertë nga Bayern Munchen. Bavarezët, me Neuer të dëmtuar, kërkojnë një portier për të zëvendësuar Sommer, i cili shkoi tek Interi. Megjithatë, spanjolli është duke pritur Realin.Pasi preferon më shumë rikthimin në La Liga dhe transferimin në “Santiago Bernabeu” krahasuar me kalimin te rekordmenët gjermanë të Thomas Tuchel.
28-vjeçari, i cili numëron 13 ndeshje me kombëtaren e Spanjës, mban rekordin e portierit më të shtrenjtë në histori, pasi u transferua në gushtin e vitit 2018 nga Bilbao te Chelsea për 80 mln euro.