Një gjykatë keniane dënoi sot me 20 vjet burg një ish-diplomat nga Venezuela, i cili u shpall fajtor për vrasjen e ambasadores së vendit në shtëpinë e saj në një lagje të Nairobit.
Dwight Sagarai, i cili ishte sekretari i parë i ambasadës, u shpall fajtor janarin e kaluar, së bashku me tre bashkëpunëtorët e tij kenianë, për vrasjen e Olga Fonseka. Gjyqtarja Roselyn Korir i dënoi të gjithë me 20 vite burg.
Gjykata vendosi gjithashtu në janar se Sagarai mund të gjykohej për vrasjen sepse atij iu hoq imuniteti diplomatik pas krimit.
Fonseka u gjet e mbytur në dhomën e saj të gjumit dy javë pasi mori detyrën në Nairobi. Ajo mori detyrën e ambasadorit të mëparshëm, i cili u akuzua nga shërbyesja e tij për ngacmim seksual.
Sagarai, i cila kishte qenë ushtruese i detyrës së kreut të misionit diplomatik të Venezuelës përpara mbërritjes së Fonseca, u zemërua nga prania e saj sepse donte që ai të vazhdonte të vepronte si ambasador.
Një i pandehur i pestë në këtë rast u lirua për shkak të mungesës së provave që e lidhin atë me të dyshuarit e tjerë, shpjegoi gjykatësi Korir. Një i gjashti mbetet i lirë dhe kundër tij është lëshuar një urdhër arresti.