Keni shpesh dhimbje koke pasi keni ngrënë? Kjo mund të tregojë një sëmundje të rëndë

schedule15:37 - 16 Maj, 2022

schedule 15:37 - 16 Maj, 2022

Ndonjëherë simptomat e sëmundjeve të rënda janë krejtësisht të padëmshme dhe më shpesh ne nuk u kushtojmë vëmendje të mjaftueshme atyre. Një shembull i tillë është dhimbja e kokës pas ngrënies. Kjo lloj dhimbjeje mund të tregojë diabet, alergji dhe reaksione ndaj substancave toksike.

Sipas mjekëve, shkak i dhimbjes mund të jetë dhe përbërja e ushqimit. Dhimbjet e kokës mund të shfaqen për shkak të reaksioneve alergjike ndaj disa ushqimeve. “Truri mund të reagojë me dhimbje ndaj shtimit të substancave toksike në gjak, të cilat sot gjenden në sasi në rritje në ushqim”, thonë mjekët.

Ka edhe shenja të tjera në dukje të padëmshme që mund të tregojnë diabetin, si dobësia në duar dhe këmbë, etja ekstreme e të tjera. Diabeti konsiderohet si një nga sëmundjet endokrine më të zakonshme të jetës moderne. Me kalimin e kohës, diabeti mund të dëmtojë zemrën, enët e gjakut, veshkat, sytë dhe nervat.

Këtu janë pasojat më të zakonshme të diabetit:

– Të rriturit me diabet kanë një rrezik dy deri në tre herë më të lartë për atak në zemër dhe goditje në tru.

– Në kombinim me rrjedhjen e reduktuar të gjakut dhe neuropatinë (dëmtimi i nervit), rrit gjasat për ulçerë, infeksione të këmbëve dhe nevojën e mundshme për amputim.

– Retinopatia diabetike është një shkaktar i rëndësishëm i verbërisë dhe ndodh si pasojë e akumulimit afatgjatë të dëmtimit të enëve të vogla të gjakut të retinës. Statistikisht, 2.6 për qind e numrit të përgjithshëm të të verbërve është për shkak të diabetit.

– Diabeti është një nga shkaqet kryesore të dështimit të veshkave. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!