Keni problem me sistemin tretës? Kjo është zgjidhja

schedule02:33 - 8 Tetor, 2022

schedule 02:33 - 8 Tetor, 2022

Problemet e sistemit tretës si urthi , fryrja, kapsllëku dhe gazrat pasqyrojnë atë që po ndodh në trupin tonë.

“Me kalimin e kohës, funksionet normale të trupit humbasin një pjesë të efikasitetit të tyre”, shpjegon Dr. Gerard Mullin, një gastroenterolog në Universitetin Johns Hopkins.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në shëndetin e zorrëve janë ndryshimet në acidet e stomakut, imuniteti i zorrëve dhe mikroflora lokale – sistemi kompleks i baktereve në sistemin tonë tretës.

Kur zorra është në gjendje të mirë shëndetësore, atëherë ne kemi më pak gjasa të përjetojmë inflamacion të dëmshëm dhe rënie të imunitetit, shpjegon Dr. Mullin.

Por si mund të kujdesemi për shëndetin e zorrëve dhe mbrojtjen e sistemit të tretjes që mund të mos lidhen domosdoshmërisht me dietën? Ja disa këshilla.

Hani ushqimet e duhura.

Një dietë e ekuilibruar e pasur me fruta dhe perime siguron fibrat e nevojshme për të favorizuar bakteret e mira dhe shëndetin e zorrëve. Nëse ndiqni një dietë të stilit perëndimor, patjetër që keni 40-50% mungesë të fibrave, ndaj veproni duke përfshirë mikrobet e dobishme në dietën tuaj. Ushqimet e pasura me mikrobe të dobishme janë, kosi, lakra turshi dhe produktet e fermentuara si turshitë.

Flini mjaftueshëm gjumë

Gjumi i pamjaftueshëm shoqërohet me përqindje më të larta të obezitetit, e cila nga ana tjetër është sfondi për një sërë çrregullimesh të tretjes.

Aktiviteti fizik.

Ushtrimi është mënyra më e mirë për të rregulluar peshën e trupit dhe për të parandaluar problemet e sistemit tretës.

Menaxhoni stresin

Më pak stres, më pak urth, shpjegon doktor Mullin. Provoni terapi relaksuese së bashku me teknika të tjera shpërqendrimi.

Trajtoni stresin dhe depresionin

Humori dhe shëndeti i tretjes janë të lidhura ngushtë nëpërmjet boshtit tru-zorrë. Kjo lidhje është veçanërisht e fortë në rastet e problemeve gastrointestinale si sindroma e zorrës së irrituar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!