Keni plane për në plazh? Meteorologu Osmani tregon se si do të jetë moti gjatë javës

schedule09:23 - 20 Korrik, 2020

schedule 09:23 - 20 Korrik, 2020

Në një lidhje direkte për  “ABC e mëngjesit”, meteorologu Hakil Osmani ka folur për ndryshimet e motit që do të na shoqërojnë gjatë kësaj jave.

Ai është shprehur se temperaturat do të jenë të larta dhe do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Më tej meteorologu, ka deklaruar se për të gjithë ata që kanë plane për plazh, pritet që deti Jon të jetë më problematiku pasi parametri do të shkojë në 35 apo 40 km për orë.

“Kjo javë pritet me temperatura më të larta. Pritet që vlera termike në ultësirën Perëndimore të shkojë edhe në 39 gradë. Kryesisht temperatura të larta do të shënohen gjatë mesit të javës. Duke filluar nga dita e premte, edhe fundjava pritet që të kemi edhe ulje të lehtë të vlerave termike, sërish ato do të mbeten më të larta për muajin korrik. Përsa i përket kushteve të motit, këtë javë pritet të kemi kryesisht kthjellime, mbizotërim të motit me diell.

Pritet që deti të jetë kryesisht i qetë. Më shumë problematik pritet të jetë deti Jon, pasi pritet që në intervale të shkurtra, parametri do të shkojë në 35 apo 40 km për orë, por që nuk do të jetë gjatë gjithë kohës”, tha Osmani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!