Keni plane për fundjavën? Ja si do të jetë moti

schedule09:30 - 10 Maj, 2024

schedule 09:30 - 10 Maj, 2024

Kthjellimet, vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë prezente edhe në fundjavë. Meteorologu Hakil Osmani thotë se paraditja e së shtunës do të ketë diell por pasditja do të gjenerojë vranësira, me momente shiu në disa qytete. Edhe e diela do të ketë momente me reshje të pakta shiu.

“Dita e shtunë, në pjesën e parë të saj, do të sjellë intervale të gjata me kthjellime. Orët e gjata me diell do të jenë të shumta në Ultësirën Perëndimore ndërsa pasditja sjell kalime të lehta të vranësirave, ku më të dukshmet do të jenë në zonat jugore që herë pas here të kemi edhe rrebeshe të përkohshme shiu kryesisht në qytete si Vlora, Berati, Gjirokastra apo Saranda. E diela paradite do të jetë në dominimin e kthjellimeve, kalimeve të lehta të vranësirave, pjesa e dytë e ditës do të sjellë shpeshtim të vranësirave në zonat malore, duke bërë që përgjatë shtrirjes lindore, herë pas here të kemi momente të pakta me pika shiu. Temperaturat e ajrit gjatë të dielës të kenë një rënie të lehtë të tyre, duke bërë që maksimumet të zbresin rreth vlerës 25 gradë”, tha Osmani.

Sa i përket rajonit, ai tha:

“E shtuna sjell përmirësim të kushteve të motit sa i përket Kosovës, duke bërë që më së shumti të ketë intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave ndërsa në MV, do të sjellë vranësira të shpeshta në pjesën e dytë të saj, duke bërë që në zonat jugore të ketë rrebeshe të përkohshme shiu. Temperaturat e ajrit të shtunën do të kenë rritje të lehtë të tyre, duke bërë që maksimumet në Kosovë të regjistrohen në vlerën 22 gradë ndërsa në MV 23 gradë. E diela sjell mot të qëndrueshëm në Kosovë. Përmirësim të kushteve të motit do të ketë edhe në MV”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!