Keni menduar se do t’ju ngjitej në zorrë por e vërteta është ndryshe: Çfarë ndodh kur gëlltisni çamçakëz

schedule04:21 - 10 Gusht, 2022

schedule 04:21 - 10 Gusht, 2022

Kur keni qenë të vegjël, duhet të keni dëgjuar nga prindërit se nuk duhet të gëlltisni asnjëherë çamçakëz, sepse do t’ju ngjitet në zorrë, dhe përveç kësaj, një legjendë tjetër e habitshme është se çamçakëzit i duhen rreth 7 vjet për t’u tretur plotësisht.

Ajo që është e sigurt është se ata ia dolën që t’ju fusin frikën por e vërteta është krejt ndryshe. Çamçakëzi përmban përbërës që nuk janë lehtësisht të tretshëm, kështu që të gjithë pyesin se si do të shpërbëhen në trup, por mos u shqetësoni.

Stomaku merr sasi të shumta ushqimi të patretshëm çdo ditë. Që në momentin që gëlltitni çamçakëzin, trupi juaj do të fillojë ta shpërbëjë atë, por sigurisht që disa përbërës do të qëndrojnë pak më gjatë derisa stomaku juaj të mund të përballet me to.

Ajo që është e sigurt është se nuk keni nevojë të shqetësoheni për problemet me stomakun herën tjetër që do të gëlltisni çamçakëz. Edhe pse ka rrethana kur duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë çamçakëzit, këto janë situata që ndodhin shumë rrallë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!