Keni marramendje? Mos e neglizhoni, mund t’ju paralajmërojë për këto probleme

schedule11:41 - 8 Korrik, 2022

schedule 11:41 - 8 Korrik, 2022

Një çrregullim i ekuilibrit shkakton një ndjesi paqëndrueshmërie ose marramendjeje:

• Nëse jeni duke qëndruar në këmbë, ulur ose shtrirë, por në çdo rast nuk jeni duke lëvizur, mund t’ju duket sikur po lëvizni, po ktheheni ose po notoni.

• Nëse jeni duke ecur, papritmas mund t’ju duket sikur po rrëshqitni ose rrëzoheni.

Një marramendje e shkurtër e rastit na ndodh të gjithëve, por fjala vertigo mund të ketë kuptime të ndryshme për persona të ndryshëm: për disa individë vertigo mund të nënkuptojë një ndjesi të lehtë të fikëti, ndërsa për të tjerët mund të konsistojë në një ndjesi intensive rrotullimi (vertigo e vërtetë) që zgjat në kohë.

Kjo simptomë është një nga shqetësimet kryesore për të cilat personat e rritur i drejtohen mjekut. Episodet e shpeshta dhe / ose të vazhdueshme mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në jetën e një individi, por vetëm rrallëherë janë shenja të problemeve serioze dhe / ose kërcënuese për jetën.

Shkaqet e mundshme të simptomës janë të ndryshme dhe mund të përfshijnë:

• sëmundjet sistemike,
• medikamente,
• shqetësime në vesh,
• çrregullime të sistemit nervor.

Trajtimi varet nga shkaku dhe simptomat: zakonisht kalon, por problemi mund të përsëritet.

Prania e vazhdueshme e marramendjes, pavarësisht nga shkaku nxitës, shpesh ka një ndikim shumë të fortë emocional dhe psikologjik dhe për këtë arsye rekomandohet të mos e nënvlerësoni apo neglizhoni kurrë simptomën.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në numrin e telefonit 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

May be an image of 1 person and text that says 'S Spitali Amerikan'

/abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!