“Keni filluar seleksionimin e njerëzve,” Balluku i përgjigjet Berishës: Fantazi të përçartura, projekti është i hapur

schedule20:53 - 24 Nëntor, 2022

schedule 20:53 - 24 Nëntor, 2022

Ministrja Belinda Balluku u është përgjigjur akuzave të kreut të Partisë Demokratike i cili deklaroi gjatë seancës plenare se qeveria e ka të zgjedhur klientelën për Portin e ri të Durrësit.

Akuzat e ish-kryeministrit, Balluku i cilësoi fantazi të përçartura ndërsa shtoi se 45% e sipërfaqes truall do të vendoset në dispozicion të qytetarëve.

“Paskemi filluar selektimin e njerëzve që do të hyjnë në projekt. Kurse të tjerët do të përjashtohen. Dhe, shqiptarët e thjeshtë do të rrinë jashtë? Këto janë fantazi të përçartura të një njeriu që s’ka lidhje me këtë botë. Do të jetë një projekt i hapur. 45% e sipërfaqes truall vihet në dispozicion të qytetarëve. Boll i gënjyet shqiptarët. Këto janë fantazi tuajat? Si do ta bëjmë përzgjedhjen? Gjenetikisht? Vetëm duke qenë aksionerë do të mund të kemi të drejtën e vetos, dhe të monitorojmë investimin,” u shpreh ministrja Balluku. /abcnews.al/