Keni dhimbje të forta menstruale? Këto metoda shtëpiake do t’ju ndihmojnë

schedule17:11 - 23 Shkurt, 2022

schedule 17:11 - 23 Shkurt, 2022

Gjatë menstruacioneve, disa gra mund të përjetojnë ngërçe, dhimbje koke por dhe të vjella dhe diarre. Mjekët nuk mund të thonë me siguri pse disa gra kanë menstruacione të dhimbshme dhe të tjera jo por disa mënyra shtëpiake që mund t’ju lehtësojnë dhimbjet.

1. Kompresat e ngrohta në bark dhe në pjesën e poshtme të shpinës lehtësojnë dhimbjet menstruale. Studimet kanë treguar se terapia me nxehtësi është po aq efektive në trajtimin e dhimbjeve menstruale sa edhe qetësuesit dhe shkakton më pak efekte anësore se ato.

2. Masazhoni me vajra esencialë. Një studim i vitit 2018 zbuloi se masazhi dhe aromaterapia mund të zvogëlojnë dhimbjet menstruale. Disa vajra esencialë që mund të ndihmojnë janë livanda, mente, trëndafili dhe kopër. Një masazh 20 minutësh rreth barkut, ijë dhe shpinë është mjaft efektiv.

3. Shmangni disa ushqime – Gjatë menstruacioneve është mirë të shmangen ushqimet dhe pijet që shkaktojnë fryrje si ushqimet e yndyrshme, alkooli, pijet e gazuara, kafeina dhe ushqimet e kripura. Merrni çajra qetësues si xhenxhefil, nenexhik ose ujë të ngrohtë.

4. Shtimi i barnave bimore në dietë – Këto ilaçe natyrale përmbajnë komponime anti-inflamatore dhe antispazmatike që mund të zvogëlojnë kontraktimet e muskujve dhe ënjtjet që lidhen me dhimbjet menstruale.

– Pini dy filxhanë çaj kamomili në ditë në javë para menstruacioneve. Një studim i vitit 2012 vërtetoi se çaji i kamomilit rrit nivelin e glicinës në urinë, e cila ndihmon në lehtësimin e ngërçeve të muskujve. Glicina gjithashtu relakson nervat.

– Kur të keni menstruacionet, merrni 30 mg ekstrakt kopër katër herë në ditë për tre ditë.

– Merrni 840 mg kanelle tri herë në ditë gjatë tre ditëve të para të menstruacioneve. Gratë që merrnin kapsula kanelle në një studim të vitit 2015 raportuan më pak gjakderdhje të rëndë, më pak dhimbje, të përziera dhe të vjella. /abcnews.al