Keni dëshirë të flisni me qenin tuaj? Vjen zgjidhja e shumëpritur

schedule20:11 - 20 Shtator, 2018

schedule 20:11 - 20 Shtator, 2018

Qeni mund të konsiderohet si kafsha shtëpiake më e dashur për njerëzit. Me sensibilizimin e madh që është bërë nga organizatat e ndryshme për mbrojtjen e kafshëve, tashmë mbajtja dhe përkujdesja e “mikut më të mirë të njeriut” është bërë edhe e domosdoshme. Natyra paqësore e tyre dhe pamja shumë miqësore i bëjnë qentë që të jenë shumë të adhurueshëm dhe të dashur për ne. Për shkak të lidhjes së ngushtë që mund të krijojmë me këto kafshë, gjithmonë na lind dëshira për të njohur gjuhën e tyre. Gjithësecili prej nesh ka dashur të komunikojë me kafshët, por duke marrë parasysh se diçka e tillë është e pamundur, janë bërë tentativa që të paktën të deshifrohen veprimet e kafshës më popullore, qenit. Më poshtë janë listuar disa nga mënyrat se si qentë po përpiqen të komunikojnë me ju.


1. Kjo gjë duket qesharake deri sa ata fillojnë ta bëjnë në tapetin e dhomës. Nëse qeni juaj bën një veprim të tillë tregon se ai po përpiqet që të pastrojë të pasmet e tij të papastra. Gjithashtu mund të jetë indikator i pasjes së krimbave dhe infeksioneve anale.
2. Nëse ktheheni nga puna dhe e gjeni shtëpinë të përmbysur nga qeni juaj, është tregues se ai vuan nga ankthi. Shumë syresh e kalojnë këtë fazë shpejt, por rekomadohet që ta nxirrni në një shëtitje para se ta lini vetëm, në mënyrë që të çlirohet nga energjitë e tepërta.

3. Nëse kjo ndodh teksa po luani bashkë, tregon se qeni juaj po kënaqet dhe e pëlqen praninë tuaj. Ai po ju përulet për t’ju falenderuar.

4. Kjo është e dukshme, por gjithmonë u duhet kujtuar njerëzve se si duket nje qen agresiv. Nëse ndesheni me këtë mimikë të kafshës suaj, tregon se ai ndjehet i rrezikuar dhe po e paralajmëron armikun e tij. Mos iu afroni qenit në një gjendje të tillë. Edhe nëse është mërzitur me një fakt që nuk iu përfshin juve, rrezikoni të kafshoheni.

5. Nëse qeni juaj ju sjell një dhuratë, kafshë të ngordhura ose këpucë, tregon se ai po përpiqet t’ju bëjë të lumtur. Mundohuni të mos e “ofendoni” kafshën tuaj, por pranojani dhuratën që për të është e çmuar.

6. Jeni kthyer ndonjëherë në shtëpi dhe e keni gjetur qenin në shtratin tuaj? Kjo është një shenjë treguese e mallit që kanë për ju. Krevati mban aromën tuaj dhe për këtë arsye ata ndjehen më rehat aty.

7. Nuhatja e të pasmeve të qenve tek njëri-tjetri është e barabartë me shtrëngimin e duarve tek njerëzit. Në këtë mënyrë ata i thonë llojit të tyre “përshendetje, kënaqësi që po ju takoj.” Gjithashtu po përpiqen që të njohin më mirë qenin të cilin po e nuhasin.

8. Qeni juaj e kupton kur ju jeni i mërzitur dhe ka dëshirë t’ju ngushëllojë. Ata kanë mënyrën e tyre e të bërit këtë, por nëse ai ndodhet pranë jush duke ju vëzhguar dhe duke ju lëpirë ai po ju tregon se është aty për ju. Qentë arrijnë të lexojnë gjuhën e trupit tonë dhe nuk e pëlqejne kur ne nuk ndihemi mirë.

9. Të gjithë çuditemi kur qentë fillojnë të kafshojnë bar. Lajmi i mirë mbetet se diçka e tillë është normale. Ndërsa në faktorë të tjerë ata po përpiqen që të zëvendësojnë elemtente të munguara në dietën e tyre. Nësë është ditë e nxehtë ata thjesht po përpiqen të hidratohen.

10. Ky veprim është një ndër gjerat më të lezetshmë që një qen mund të bëjë. Shumë njerëz ndjejnë keqardhje kur qentë e bëjnë diçka të tillë, pasi ata mund të duken edhe të trishtuar, por kjo është mënyra e kafshës suaj për t’ju treguar se ai ju don dhe ka besim tek ju./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!