Disa ditë më parë, këngëtarja e njohur nga Kosova, Valza Zhegrova i dha fund beqarisë. Ajo kurorëzoi dashurinë me avokatin Nazmi Vërtopi. Mirëpo, vetëm gjatë orëve të fundit ka ndarë disa foto, në të cilat shfaqet e veshur me fustanin e bardhë.
Çifti duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit teksa pozojnë si nuse dhe dhëndër. Ajo që ka tërhequr vëmendje është edhe thjeshtësia e Valzës, e cila ka zgjedhur të jetë një nuse shumë natyrale. Padyshim, komentet kanë qenë të shumta, ku të gjithë i uronin çiftit jetë të lumtur.
Sa i përket muzikës, Valza po bën disa kohë që është tërhequr duke i kushtuar më shumë rëndësi jetës private. Nuk dihet se kur do të jetë rikthimi i saj i radhës, por fansat janë tepër kurioz./abcnews.al