Morena Taraku njihet për fotot provokative që shpesh publikon në rrjete sociale dhe gjithmonë vihet në fokus të mediave. Prej ditësh, modelja dhe këngëtarja shqiptare nga Kosova, po shijon disa ditë pushime në Turqi, ku ka ndarë dhe disa momente në Instagram.
Së fundmi, Morena ka tërhequr sërish vëmendjen, pasi ka pozuar gjysmë e zhveshur në një pishinë teksa mbulonte gjoksin me duar.
Padyshim fotoja ka marrë vëmendjen e fansave të modeles, duke i vënë në pah linjat trupore të saj. “Më lujte krejt o ëndrra e çdo mashkulli”, ka shkruar njëri prej tyre, krahas komenteve të shumta pozitive që ka marrë këngëtarja. /abcnews.al