Aida Doçi është një ndër zërat më të mirë të estradës shqiptare. Ajo ka qenë mjaft e komentuar dhe për jetën e saj private dhe sidomos pas martesës me partnerin e saj, Naser Qeli.
Sot është një ditë e rëndësishme për ta pasi festojnë përvjetorin e martesës. Çifti i njohur kurorëzoi dashurinë e tyre sot një vit më parë dhe këngëtarja ka shkruar disa fjalë të ëmbla.
Krahas një fotoje ku 26-vjeçarja shihet e përqafuar me Naserin, ajo ka shkruar: “Urime një vjetori i martesës dashuri, qofshim përjetë së bashku”.
/abcnews.al