Këngëtarja shqiptare: Ç’faj kemi ne të vaksinuarit të përballemi njëjtë me masat si të pavaksinuarit?

schedule13:04 - 28 Gusht, 2021

schedule 13:04 - 28 Gusht, 2021

Këngëtarja nga Kosova, Vesa Smolica është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto dhe video nga projektet muzikore, por edhe nga përditshmëria.

Ajo nuk nguron të reagojë edhe për çështje të ndryshme të aktualitetit.  Së fundmi, Vesa ka folur lidhur me masat e reja që qeveria e Kosovës ka vendosur për parandalimin e Covid-19.

Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja shprehet e revoltuar se çfarë faji kanë të vaksinuarit të jenë me të njëjta masa si të pavaksinuarit.

Çka kemi faj ne të vaksinuarit, njëjtë me u përball me masat si ata të pavaksinuar?

Çka kemi faj ne, që ju keni pushuar vikendit e nuk kanë funksionu sallat e vaksinimit edhe pse ishim/jemi në gjendje kritike dhe në anën tjetër bëhej thirrja për vaksinim (në kundërshtim me fjalët e juaja).

Por shihemi në tetor se ju nevojitet me i hapë masat atëherë, shkak i fushatave zgjedhore si dikur”, ka shkruar këngëtarja./abcnews.al