Ana Kabashi ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu. Ajo është një nga këngëtaret më të mira shqiptare, pasi njihet për vokalin e saj.
Shumë pak njerëz e dinë që Ana ka qenë pjesë e disa kompeticioneve të rëndësishme për talente, siç ka qenë “Albania Got Talent” dhe “The Voice”. Ajo ka treguar që i vjen keq në disa raste ku njerëzit nuk e vlerësojnë për shkak të zërit, por prej pamjes fizike.
“Po më vjen keq në disa raste. Ka disa video që postoj duke kënduar live dhe pastaj ka një video që postoj duke kërcyer ose duke folur dhe thonë “pse po qitni bythët aty dhe s’po këndoni live”. Shiheni videon më herët. Isha duke kënduar live. E shikojnë. Domethënë ti je i interesuar te bythët, nuk je i interesuar te vokali. Po të ishte i interesuar te vokali im vetëm hyn në Youtube dhe i sheh krejt që kam kënduar live krejt stilet. Ti shiko anën pozitive, di të këndoj duket bukur, di të performoj se edhe ajo ka diferencë. Beyonce për shembull, duket bukur, këndon kërcen etj. Nuk i paragjykojnë jashtë, këta tek ne i paragjykojnë gjithmonë”, tha Ana.
“S’më interesojnë paragjykimet. Nëse ke diçka mangët ajo të prek. Nëse unë nuk kisha dit me këndu atëherë isha prek. Por nëse do dikush të më testojë për të kënduar kam fakte, çohem dhe këndoj”, tha më tej këngëtarja, kur u pyet nëse është ndjerë ndonjëherë e paragjykuar./abcnews.al