Këngëtarja e njohur shqiptare infektohet me koronavirus

schedule14:27 - 8 Korrik, 2020

schedule 14:27 - 8 Korrik, 2020

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Thaçi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në facebook, e cila teksa tregon simptomat që i janë shfaqur, ka apeluar për t’u treguar të kujdesshëm.

Të dashur miq e familjarë. Pas kaq muajve të kujdesit në maksimum nga ky virus, pa dalë asnjëherë pa maska e pa doreza, besa 3 muajt e parë as nga shtëpia. Në mesin e kësaj popullate kemi kaq shumë njerëz të papërgjegjshëm që i hasim dhe e fshehin infeksionin pa asnjë fije turpi. Unë hasa këto simptoma. Para dy ditësh pra: Lodhej të madhe të trupit, dhimbje të syve lart, poshtë anash, kokëdhimbje dhe qafa.

Unë nuk kam humbje të shijes dhe as nuhatjes, jo koll. Temperaturë 37.5. Pra këto ishin simptomat e mia. Dhe e bëra testin ku pata pak çastesh më rezultoi pozitiv. Ju lutem mos fshehni që jeni me virus, mos dilni pa maska mbrojtëse, e ju njerëz që e fshihni duhet marre me ju ardh, e që e di që jeni të shumtë! Me Respekt Adelina Thaçi Meta”, shkruan këngëtarja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!