Këngëtarja e njohur shqiptare humb personin e afërt të familjes

schedule21:20 - 24 Maj, 2021

schedule 21:20 - 24 Maj, 2021

Dje në familjen e këngëtares së njohur, Argjentina Ramosaj ka qenë një ditë e trishtë. Babai i bashkëshortit të saj ka ndërruar jetë dhe lajmin e hidhur ka qenë vetë ajo që e ka dhënë.

Përmes një foto familjare të publikuar në Instagram, ku shfaqet përkrah vjehrrit të ndjerë, Argjentina ka treguar se ka pasur një lidhje shumë të fortë. Ajo shprehet se vjehrrin e ka pasur njësoj si babain e saj, sepse dhe ai e respektonte si ta kishte vajzë

“Dje humbëm njeriun shumë të dashur, unë vjehrrin, që e doja dhe respektoja si prindin tim, sepse ashtu më ka dasht, si vajzën e tij. Noah humbi gjyshin, me të cilin kaloj shumë kohë, për të cilin ndinte shumë dashuri, kujdes… Vështirë ishte sot të ndahemi nga ti Meke, na theve zemrat. U prehsh në paqe Engjell, do të duam e kujtojmë përjetësisht”, ka shkruar Ramosaj.

Sa i përket muzikës, kujtojmë se Argjentina ka publikuar këngën e fundit në 30 nëntor të vitit të shkuar me titullin “Who Am I”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!