Këngëtarja e njohur bën tatuazhin e pazakontë për 29-vjetorin e lindjes

schedule19:43 - 26 Gusht, 2021

schedule 19:43 - 26 Gusht, 2021

Pak ditë më parë, këngëtarja Demi Lovato festoi ditëlindjen dhe mbushi 29 vjeçe. Ajo ka zgjedhur që lumturinë e këtij momenti ta shpreh përmes një tatuazhi të realizuar së fundmi.

Demi ka vendosur të shkruajë mbi dorën e saj një pjesë nga teksti i këngës “Beatiful Chorus” të Infinite Universe.

“Dashuria do të jetojë përgjithmonë në universin e pafund”, shkruhet në tatuazhin e ri të Lovatos.

Ky është një nga tatuazhet më kuptimplotë që Lovato ka realizuar ndër vite dhe përzgjedhja e këngës nuk duhet të jetë një surprizë për fansat e saj./abcnews.al