Këngëtari i njohur, Blero ka treguar se projekti i ri i tij do të publikohet përgjatë dy javëve të ardhshme.
Gjatë një interviste për “Gazeta Demos”, ai foli edhe për jetën bashkëshortore dhe për vajzën e tij, Tarën.
I pyetur nëse po qëndron Blero tek Afrona apo Afrona tek Blero, ai u përgjigj: “Po qëndrojmë edhe në Cyrih edhe në Prishtinë. Bëjmë shumë lëvizje, por për momentin nuk e kemi ndër mend të caktojmë vendbanim, sepse punët tona janë edhe në Cyrih edhe në Prishtinë, kështu që po qëndroj edhe unë tek ajo edhe ajo tek unë”.
Sa i përket çështjes nëse është gati të bëhet baba për herë të dytë, Blero u shpreh se për momentin nuk e kanë në plan.
“Disa gjërave iu shkojmë me përgatje, për momentin nuk e kemi në plan, por sigurisht kjo punë është në dorë të Zotit”./abcnews.al