Këngëtari shqiptar që po korr sukses në Turqi: Si u bëra pjesë e top listave më të njohura

schedule09:01 - 21 Shtator, 2021

schedule 09:01 - 21 Shtator, 2021

Albin Hasani është 24-vjeçari shqiptar që po korr sukses në Turqi, pasi këngët e tij janë renditur në Top Listat muzikore.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se ishte shumë e vështirë për të, të promovohej në tregun muzikor vendas.

Sakaq, Albini zbuloi se ka shkuar në Turqi në vitin 2008 me prindërit, të cilët janë diplomatë.

“Ishte shumë e vështirë për mua që ta gjeja veten në top listat turke pasi siç çdo i huaj dhe mua nuk më njihnin.

Puna që bëjnë prindërit e mi ka bërë që të shkojë në Turqi. Mami dhe babi im janë diplomatë dhe ne kemi ardhur që në vitin 2008 dhe jetojmë këtu”.

Ai ka zbuluar se tekstet e këngëve të tij i shkruan vetë dhe nuk janë romancë siç janë në përgjithësi hitet që gjenden në treg.

“Unë mundohem që tekstet e këngëvë të mos I bëj romancë pasi i shkruaj vetë.

E para në Apple Music dhe Top Chart 2020 në Turqi nuk kemi shumë të ardhura nga klikimet krahasuar me ato që fitohen në Europë dhe Amerikë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!