Këngëtari shqiptar, pjesë e prequel-it të serialit të famshëm “Game of Thrones”

schedule14:21 - 1 Prill, 2022

schedule 14:21 - 1 Prill, 2022

Alban Ramosaj njofton se do të jetë pjesë e në prequel-it të ardhshëm të “Games of Thrones” dhe që mban titullin “House of the Dragon”. Mirëpo, fansat nuk janë të bindur. Arsyeja? Sot është 1 Prilli. Ata besojnë se këngëtari ka zgjedhur këtë mënyrë për t’i gënjyer.

“I emocionuar të njoftoj se jam marrë zyrtarisht për të luajtur në serialin e ardhshëm #GameOfThrones, #HouseOfTheDragon #FIREWILLREIGN #BehindTheScenes”, shkruan Ramosaj krah një fotoje ku shihet i lidhur me zinxhir dhe pranë një zjarri.

“Jo që nuk e meriton, por të na e thoshe në ndonjë ditë tjetër edhe do e besonim”, “Do të ishte e fortë por që është 1 Prilli, nuk është e vërtetë”, “Sot nuk të beson njeri”, janë disa nga komentet e fansave në postimin e Albanit.

Ndonëse lajmi që ka dhënë këngëtari nuk duhet i besueshëm, ka mundësi që fotoja të jetë shkëputur nga klipi më i ri. Fansat presin konfirmimin e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!