Këngëtari R Kelly vetëdorëzohet në polici, arrestohet

schedule10:42 - 23 Shkurt, 2019

schedule 10:42 - 23 Shkurt, 2019

10 akuza për ngacmime dhe abuzime seksuale, këngëtari amerikan R.Kelly rrezikon deri në shtatë vjet burg. Ai ëshët vetëdorëzuar në polici dhe ëshët arrestuar dhe pse vazhdon të kundërshtojë akuzat nëpërmjet avokatëve të tij

Këngëtari i rrepit R. Kelli është vetëdorëzuar në policinë e Cikagos dhe u arrestua pasi për të kishte 10 akuza për abuzime dhe ngacmime seksuale dhe ndaj minorenëve. Avokatët e tij përsëritën para gazetarëve, se klienti i tyre dhe pse u vetëdorëzua deklarohet i pafajshëm duke përgënjeshtruar katër gratë që e akuzojnë se gënjen. Këngëtari rrezikon nga tre deri në shtatë vjet burg.

Shumë shpejt do të ketë një seancë gjyqi ku pritet të caktohet shuma e parave për lirimin me kusht në pritje të procesit gjyqësor, i cili në mënyrë simbolike është caktuar në datë 8 mars, ditën e festës së gruas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!