Këngëtari me famë botërore shijon tingujt e çiftelisë

schedule18:40 - 3 Maj, 2019

schedule 18:40 - 3 Maj, 2019

Këngëtari me famë botërore Leni Krevitz do të mbajë një koncert në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Gjatë ditës ai ka shëtitur në rrugët e Shkupit, dhe ka publikuar në Instagramin e tij fragmente të takimit me njerëzit dhe përshtypjet që i kanë lënë tingujt e çiftelisë.

Në një video të publikuar në profilin e tij në Instagram, këngëtari i njohur Leni Krevitz, tregon përshtypjen e mirë që i kanë lënë tingujt tradicionalë të çiftelisë.  Këngëtari ka nisur në muajin mars turneun e tij evropian të koncerteve, dhe mbrëmjen e së premtes do të performojë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Në pritje për të nisur koncertin ai ka zgjehdur të shëtisë gjatë ditës në rrugët e Shkupit. Një nga momentet që i ka bërë më shumë përshtypje ishte rasti kur një I moshuar po luante në çifteli. Ai I ka qëndruar pranë dhe në fund e ka duartrokitur.

Në videon e publikuar ai shkruan: “Shkup, Pazari i Vjetër. Dita më e bukur, duke takuar njerëz të bukur”.

Aty vihet re se ai po shijon edhe performancën e disa fëmijëve të vegjël të ulur në rrugë, të cilët luanin një tjetër instrument muzikor tradicional./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!