Këngëtari jep këshilla falas për emigrantët shqiptarë: Dua t’i ndihmojë, më ftojnë në shumë dasma

schedule10:00 - 12 Shkurt, 2024

schedule 10:00 - 12 Shkurt, 2024

Muhamet Bajrami është një këngëtarët shqiptar që është bërë viral në rrjetin sociale, pasi ndihmon të gjithë emigrantët me këshillat që jep.

Në një lidhje me Skype nga Gjermania për “ABC e Mëngjesit”, Muhameti ka ndarë detaje nga këshillat që ndan. Gjithashtu, ai ka treguar se me muzikë merret gjatë kohës që nuk shumë angazhime. Sakaq, Muhameti ka theksuar se ka shumë ftesa për të qenë në dasma, duke kaluar dhe numrin e shumë këngëtarëve të njohur.

“Publiku më njeh shumë, sepse këshillat e mia marrin miliona shikime. Kjo është puna më e vogël që mund të bësh. Të gjithë ata që kanë një kualifikim personal prej dy vitesh mund ta marrin vizën gjermane. Domethënë ke një diplomë dhe një kontratë pune, shkon në ambasadë dhe ta japin.

Unë nuk e kam lënë muzikën, e kam pasur pasion që fëmijë dhe e kam bërë realitet. Çdo vit publikoi ndonjë videoklip, kur nuk kam angazhime. Falenderoj publikun që më ka mbështetur. Më ftojnë shumë dhe në dasma, jam këngëtari i vetëm që nuk kam bërë reklama dhe më ftojnë shumë në dasma, aq shumë ftesa kam, sa mund t’ia kaloj dhe këngëtarëve të tjerë shumë më të njohur. Unë këshillat i bëj në mënyrë vullnetare, jam i vetmi që vëllezërit dhe motrat shqiptare i ndihmoj pa pare”, u shpreh Muhameti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!