Këngëtari i njohur, Usher është bërë baba për herë të katërt. Artisti dhe partnerja e tij, Jennifer Goicoechea kanë mirëpritur djalin e tyre, Sire Castrello Raymond.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë 42-vjeçari, i cili ka publikuar një fotografi bardhë e zi të fëmijës, i lindur më 29 shtator 2021, me peshë 7 kilogramë.
Bëjmë me dije që Usher ka dy fëmijë me ish-gruan e tij Tameka Foster, Usher V, 13, Naviyd, 12 vjeç dhe dy me të dashurën e tij Jennifer, Sovran Bo Raymond, një, dhe tani Sire.
Çifti njoftoi shtatzëninë e dytë në Çmimet iHeartRadio të vitit 2021, ku Jennifer debutoi në tapetin e kuq./abcnews.al