Në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi sot nuk u diskutua vetëm për situatën pandemike dhe jetën artistike 1 vjeçare të bllokuar, por edhe se si menaxhimi funksionon mes Kosovës dhe Shqipërise. Të ftuarit Dj Vicky, Eltina Minarolli dhe Artemis Zoga paten qëndrime të ndryshme rreth kësaj.
A i ngremë ne më shumë seç duhet artistët e Kosovës? Prodhohet atje muzikë më e mirë se në Shqipëri?
‘Ato gjithmonë kanë pasur influencime dhe kanë qenë pak “më modern” meqenëse Kosova ka qenë më e lirshme për të dalë jashtë. Gjithë pjesa muzikore e klabingut këtu nuk ka nisur nga Kosova, ka nisur nga Shqipëria. Muzika mori trajtat kontemporane në Shqipëri pastaj në Kosovë sidomos pjesa e hip-hop, rrep. Këtu mund të them deri diku është përpara sepse kanë të folurën, zhargonin, dialektin etj. Këngët e sotme kosovare, shumica janë bullshit’ – tha DJ Vicky.
Ka një kulturë menaxheriale bllokimi në Kosovë ndaj artistëve të Shqipërisë? – pyet Ermali, Artemisin.
“Duhet të themi të vërtetën, vetëm Flori dhe Noizy po performojnë në Kosovë. Ata funksionojnë shumë çuditshëm dhe mua më vjen edhe shumë mirë edhe shumë keq. Kur hyn leku në mes, ka shumë bllokime në aspektin menaxherial që I bëhet artistëve të Shqipërisë. Kanë dashur të bllokojnë artistë që janë sot për sot më të mirët në tregun shqiptar, por kur të do publiku skanë çfarë të bëjnë”.
Ndërkohë që Eltina ishte e një tjetër mendimi duke thënë se i vlerëson artistët e Kosovës dhe mënyrën se si ato bëjnë muzikë. “E shoh që ne i japim shumë prioritet të gjithë artistëve kosovar. Është e vërtetë që bëjnë muzikë të mirë, personalisht i vlerësoj”, tha ajo.