Kënga që bëri bashkë babë e bir, mesazhi i fuqishëm që përcjellin Alket dhe Niki Zaimi

schedule12:08 - 5 Prill, 2021

schedule 12:08 - 5 Prill, 2021

“Atdheu mos e lër bir” është kënga më e re që riktheu në muzikë Alket Zaimin. Këtë herë ai ka bashkuar forcat me të birin, Nikin për të përcjellë një mesazh mjaft të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare.  Ata ishin të ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku dhe ndanë detaje nga kënga.

Alketi u shpreh se përmes saj dëshiron të përcjellë një mesazh për të rinjtë të mos largohen nga vendi dhe për politikanët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për “trurin” e shoqërisë shqiptare. “Duke parë që të rinjtë po ikin, dhe duke parë se Niki ka ardhur momenti që të shikojë të ardhmen, po shikoja që dhe mund të më iki.

Nuk mund të iki fëmija, Shqipërinë e ka bekuar Zoti, ka njerëz të mirë, ka kulinari, bujqësi, dashuri, ka të gjitha vallet.  Ky është një mesazh që e përcjell. Kjo këngë është për ty, për vajzën, djalin, nipin, dhe për ju politikanë kthejuni shpresën këtyre fëmijëve që të mos ikin. Kam marrë mesazhe shumë të forta nga njerëz që janë në diasporë.”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!