Kënga e re rezultoi një sukses, Loredana akuzohet për kopjim

schedule10:11 - 14 Korrik, 2020

schedule 10:11 - 14 Korrik, 2020

Loredana publikoi pak ditë më parë projektin më të fundit të titulluar “Geh Dein Weg”. Bashkëpunimi me KC Rebell dhe Summer Cem është pritur mjaft mirë nga publiku, pasi deri më tani ka gjeneruar afro 3 milion klikime.

Mirëpo, Loredana është vënë në qendër të kritikave nga fansat, të cilët e kanë akuzuar për kopjim. “I’ts ok, it’s ok” është pjesa për të cilën fansat e kanë akuzuar reperen se ka një ngjashmëri me fjalët e Beyonce “Say my name, Say my name”, pjesë e këngës me të njëjtin emër të grupit Destiny’s Child.

Përpos kësaj, ashtu si edhe disa këngë të tjera, Loredana është përfolur gjithashtu se kënga që sapo ka publikuar i dedikohet ish-partnerit, Mozzik. Ky i fundit po shijon në maksimun suksesin që ka arritur në pak ditë me dy këngët e para të albumit “Mozzart” që pritet të publikohet në fund të Korrikut. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!