Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” se presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, goditi në tokën shqiptare dhe në një institucion kulti, Izraelin.
Si pasojë, ajo theksoi që kryeministri Edi Rama u vendos në një pozicion të vështirë.
Ndërsa, gazetarja Anduena Llabani theksoi se qendrimi i Ramës ishte në përputhje me SHBA.
“Kryeministri jonë sot ka qene në një pozicion të vështirë dhe problemi ishte ai i Izraelit. Erdogani në tokë shqiptare dhe në institucion kulti goditi Izraelin. Mos harro, Shqipëria ka një marrërdhënie shumë të ngushtë. Duam apo nuk duam, sot kryeministri ishte në një pozicion diplomatik shumë të vështirë.
Rama u detyrua të minimizojë, sepse nuk ishte kaq e thjeshtë”, tha Bozheku.
“Qendrimi i zotit Rama është një qendrim në përpiuthje të plotë me shba. erdogan sot legalizoi industrinë turke të armëve në Shqipëri. Le të themi ne sot nuk kemi një marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë.
Nëse siguria e turqëve do të kërkojë njerëz me precedentë nga shteti turk, e patëm një shprehje nga Erdogan, që po, Shqipëria do ta bëjë industrinë e armëve”, shtoi Llabani./abcnews.al