Loreta Zeqiri është këngëtarja e re shqiptare që i ka bërë krenarë të gjithë. Në vitin 2012, ajo ka fituar si ‘Zëri më i bukur’ në olimpiadën turke mes 135 shteteve. Si pasojë, Loreta ka performuar në stadiumin turk përpara 70 mijë personave.
Në një me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi emocionet e atij momenti të paharrueshëm, të cilin nuk ka për ta harruar asnjëherë në jetë.
“Ajo eksperiencë ka qene diçka e paharrueshme. Është diçka që nëse e tregoj, nuk e them komplet siç ka qene. Nuk e kam ditur fillimisht se sa e madhe ka qene olimpida, se çfarë përmban, por kur kam shkuar atje ka qene diçka shumë e madhe. Kemi qene 153 shtete, në mesin e tyre kam dal e para. Ka qene një organizim shumë i madh, le të themi në natën finale ka diku 70 mijë vende që kanë qene të rezervuara dhe diku 5-6 mijë persona kanë qene duke pritur jashtë dhe është shfaqur me ekrane jashtë stadiumit.
Jehona e zërit ka qene shumë e madhe, unë këndoja 2 sekonda dhe 2 sekonda tërhiqesha nga duartrokitjet. Ka qene një ndjenjë që nuk mundem ta harroj dhe kur i shoh sot koncertet e mëdhaja, për shembull, Beyonce, më kujtohet ajo ndjenja që unë e kam pasur para disa kohësh”, u shpreh Loreta./abcnews.al