Kendall Jenner është një ndër modelet më të suksesshme me famë botërore. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është treguar shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private. Së fundmi, 24-vjeçarja u vu sërish në qendër të vëmendjes së mediave të huaja, se ka nisur një romancë të re dashurie.
Bëhet fjalë për basketbollistin 23-vjeçar Devin Booker, dhe kanë qenë komentet flirtuese në rrjete sociale që shtuan dyshimet se dyshja ka nisur një lidhje. Mirëpo, së fundmi ata janë fotografuar së bashku në Malibu.
Ata nuk i shpëtuan dot syrit të paparacëve edhe pse u munduan të dilnin nga dyer të ndryshme dhe edhe pse 24-vjeçarja u mundua të mbulonte fytyrën me duar. Sipas mediave të huaja, dyshja po shijon lidhjen prej kohësh tashmë. /abcnews.al/