Kënd i ri lojërash për fëmijë në “Don Bosko”

schedule13:55 - 5 Korrik, 2019

schedule 13:55 - 5 Korrik, 2019

50 kënde të tjera lojërash do t’i shtohen Tiranës katër vitet në vijim. Kryebashkiaku i Tiranës ErionVeliaj e bëri të ditur nga zona e “Don Boskos” ku ka nisur puna për ndërtimin e këndit të radhës rekrativ.

Fëmijët që banojnë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë shumë shpejt do të kenë një hapësirë për lojëra dhe argëtim. Bashkia ka nisur punën për ndërtimin e një kendi rekreativ. Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi se kryeqytetit do t’i shtohen edhe 50 kënde të tjera lojërash.

“Fill pas zgjedhjeve vijojmë me një nga projektet që e kam shumë më afër zemrës sime, por besoj edhe për prindërit e Tiranës, këndet e lodrave. Nëse bëmë diçka mirë në mandatin e parë, ishte fakti që çdo muaj bëmë nga një kënd të ri lodrash. Besoj se do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, çdo muaj me nga një kënd të ri lodrash edhe në mandatin e dytë. Pra, në qoftë se kemi bërë 46-47, të bëjmë edhe 50 të tjera, prandaj besoj se deri në fund të këtij mandati të kemi 100 kënde lodrash, në 100 pika të ndryshme të Tiranës”, tha Veliaj.

Investimi më i mirë për të ardhmen e qytetit tha Veliaj është puna që bëhet me fëmijët, për t’i nxitur ata të merren me aktivitete fizike. Këndi i lojërave në rrugën “Eshref Frashëri” në njësinë numër 9, ka një sipërfaqe rreth 700 m2, dhe veç moduleve të lodrave për fëmijë do të ofrojë një hapësirë të gjelbër me ambiente çlodhje për çdo moshe./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!