Kënaqësia e Lampard: Rudiger madhështor, dy golat e sotëm nuk erdhën kot

schedule19:48 - 1 Shkurt, 2020

schedule 19:48 - 1 Shkurt, 2020

Chelsea kishte një ndeshje të vështirë sot në drekë. “Blutë e Londrës” u përballen jashtë fushe me Leicester City, duel që dhuroi emocione të shumta dhe përfundoi në barazim 2-2.

Miqtë iu falën dy golave të Antonio Rudiger dhe trajneri i Chelsea nuk i kursen elozhet për mbrojtësin gjerman. 26-vjeçari gjeti dy golat e parë në kampionat, të dy me kokë pas krosimeve të Mount.

Rudiger u tregua madhështor sot. Ia doli të shënonte dy gola përballë një kundërshtari plot kualitet dhe situata të tilla të ndihmojnë për t’u rikthyer në nivele të larta. Punojmë shumë në goditjet standarde dhe është diçka e shkëlqyer që ia dolëm të shënojmë dy gola të tillë sot“, thekson Frank Lampard. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!