Tre lojtarë kanë reaguar pas largimit të Ardian Memës nga pankina e Tiranës. 47-vjeçari qëndroi një vit te bardheblutë (tetorin e kaluar mori drejtimin e ekipit), ndërsa vendin e tij e ka zënë Julian Ahmataj.
Eni Imami, Edon Hasani dhe Dorian Kërçiku nuk i kursyen fjalët e mira për ish-trajnerin. “Profesor, ishte kënaqësi që punuam bashkë për një vit, faleminderit për gjithçka! Suksese dhe faleminderit edhe njëherë“, shkruan Imami.

Edhe mesfushori shkodran ka fjalë të mira për Memën, të cilit i uron suksese në vazhdim. “Profesor Ardi, kënaqësi të punonim bashkë. Zoti ta bëftë mbarë, suksese dhe mirënjohje për ty“, shkruan Edon Hasani.


Korit të falënderimeve i është bashkuar edhe Kërçiku. “Profesor Ardi, faleminderit për gjithçka që na mësove dhe ato që i dhe Tironës. Zoti ta bëftë mbarë“, komenton mbrojtësi i krahut të djathtë. /abcnews.al