Ambasadorin gjerman në Tiranë, Karl Bergne ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Korçë se është kënaqësi që dy partitë politike janë dakordësuar për të normalizuar situatën në parlament.
“Është kenaqesi e madhe që shoh zhvillimet e fundit te parlamentit shqiptar, gjithsesi do të shikojme nesër në rast se realisht do t’i kthehet normalitetit për të folur për përmbajtje pa qënë nevoja tu ndalur seanca. Gjithmonë e kemi theksuar në këto muajt e fundit kur në parlament nisën shqetësimet, kemi theksuar se parlamenti është një kusht i rëndësishëm për një sisitem demokratik, për integrimin e Shqipërisë në BE. Është kënaqësi për ne të shohim se dy partitë politike janë dakordësuar për të normalizuar situatën në parlament. Shpresojmë që ky bashkëpunim të sjellë zhvillim edhe në reformën zgjedhore, por edhe në Tema të tjera të rëndësishme”.
Më tej ambasadori gjerman është shprehur se: “Ne shpresojmë që të kemi një reformë zgjedhore, nuk mund të jap konkluzionet e mia sepse nuk është permbyllur ende. Ju e dini se ekziston një komision parlamentar për cështjen e reformës zgjedhore i cili ka afatin e tij deri në 21 Mars, do të paraqesë rezultatet e punës së tij para kuvendit e kur te merret vendimi do të shprehemi “
I pyetur nëse, Reforma Zgjedhore ka nevojë për ndryshime kushtetuese për të qenë gjithëpërfshirëse edhe për partitë e vogla, Bergne ka thënë:
” Sigurisht deri tani nuk kemi parë rekomandimet konkrete që ka marrë komisioni parlamentar, do e ndjekim me vëmendje. Kemi interes që ky proces të jetë i gjerë, të përfshijë sa më shumë interesa, ka rekomandime nga OSBE – OHDIR, do e ndjekim në vijim. Me lejoni te them se qëllimi im ishte për të parë qytetin e Korçës, kemi patur vërtet një kohë impresionuese, dinamika pozitive, kemi parë sipërmarrje të ndryshme, dixhitializmi, ky është mesazhi që dua të jap, do e mbështesim Korçën në vijim”./abcnews.al