“Kemi vullnet të dëgjojmë”, Ndryshimet Kushtetuese, Rama i prerë: Kurrë më dialog anglisht

schedule10:22 - 20 Tetor, 2021

schedule 10:22 - 20 Tetor, 2021

Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme me Ambasadorin e BE Luigi Soreca, ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të diskutojë me opozitën propozimet për ndryshimet kushtetuese të bëra prej saj. Një ditë më parë, PD publikoi tre propozime për ndryshime kushtetuese, sa i përket reformës zgjedhore, reformës territoriale, si edhe nisjen e vetingut në politikë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Soreca, I cili ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar palët në dialog duke thënë se pikërisht ballafaqimi është e vetmja rrugë për të ecur përpara.

“Ne kemi vijuar të përmendim dialogun dhe konsensusin mes partive. E kemi bërë në shumë pjesë. Kemi mirëpritur rikthimin e opozitë në Kuvend. I inkurajojmë të dy palët të ulen dhe të diskutojnë ata temat. Nëse na kërkohet të japim asistencës do të shikojmë nëse është e mundshme dhe të ndihmojë politikën në Shqipëri” tha Soreca.

Por Rama ka përjashtuar kategorikisht që ndërkombëtarët të jenë pjesë e tryezave mes palëve politike në Shqipëri. Sipas Ramës nuk do të ketë më diskutime në anglisht, pasi diskutimet duhet të bëhen vetëm përmes palëve politike dhe nuk është e nevojshme prania e ndërkombëtarëve.

“Kushtetuta siç është nuk ka asnjë problem që krijohen nga mos respektimi i saj . Vetëm Biblën dhe Kuranin nuk e ndryshojmë pasi të tjerat do ndryshohen edhe kushtetuta. Së treti një reformë e thellë kushtetuese. Mund të ketë vend për diskutim por është ndërmarrje që kërkon angazhim tjetër dhe shumë kohë. Unë në parim jam për ndryshimin dhe ka gjithmonë mundësi për ndryshim dhe asgjë nuk mund të ndryshohet. Janë shtysë për të shkuar para. Nuk jemi në këtë moment sot dhe nuk është në qëllimet tona. Nuk na duket se është domosdoshmëri.” tha Rama.

“Mes qeverisë dhe opozitës në Anglisht nuk do bëhet më. Nuk kemi arsye për ti vënë në pozitë ambasadorët. Këta i kanë përkthyesit. Kanë në radhë të parë interesin strategjik . Edhe BE edhe SHBA kanë interes për të pasur Shqipërinë të integruar dhe patjetër kanë dije më të madhe se tonën që mundtë na e japin. Kur na duhen ata janë këtu. Por dialogje më anglisht mes shqiptarësh mund të ketë, por pa praninë e PS dhe pa praninë time dhe përderisa unë të jem Kryeministër.” tha Rama më tej. /abcnews.al/.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!