“Kemi treguar përmirësim pas çdo sfide”, Hoxha: Do të luftojmë me anë të kundërsulmeve

schedule13:48 - 21 Qershor, 2024

schedule 13:48 - 21 Qershor, 2024

Mund të kishim arritur një fitore të madhe ndaj Kroacisë, mirëpo fati nuk deshi dhe u ndalëm në barazimin, 2 me 2, duke lënë çdo gjë të hapur për kualifikimin, në sfidën ndaj Spanjës dhe duke parë që përballë kemi një “përbindësh”, si “iberikët”.

Kështu, pas përfundimit të përballjes në Hambrug, “Legjionarët” janë rikthyer në kampin e tyre stërvitor, në Kaiserau, aty ku kanë vijuar përgatitjet, për sfidën e fundit të grupeve, atë të 24 qershorit, ndaj Sapnjës, sfidë e cila do të vendosë përfundimisht fatin e Kombëtares “kuqezi”, në këtë rrugëtim, që shpresojmë të jetë i gjatë.

Me rikthimin në kampin bazë kanë filluar edhe daljet në konferencë për shtyp, nga “Kuqezinjtë” tanë, ku pas sulmuesit Rey Manaj, mesditën e kësaj të premteje për mediat do të flasë “surpriza” e këtij Evropiani, Arbër Hoxha, i cili më tej gjatë konferencës foli për mundësinë e të qenurit titullar, në përballjen e fundit të fazës së grupeve, si dhe për vështirësinë e sfidës

“Vendi i titullarit është një motiv shtes për të vazhduar përpara, megjithatë gjithçka e vendos trajneri.

Ndaj Spanjës duhet të jemi të fokusuar 100%, e dimë të gjithë që është një ekip që e mban topin gjithë kohës nën kontroll dhe e vetmja mënyrë është të luftojmë nëpërmjet kundërsulmeve. Spanja është një nga ekipet më të mira të Evropianit dhe ne do të përgatitemi sa më mirë për këtë ndeshje.

Nga ndeshja në ndeshje kemi treguar përmirësim. Ndaj Kroacisë bëmë një lojë totalisht të kundërt me Italinë dhe shpresojmë të bëjmë mirë edhe ndaj Spanjës, pavarësisht se këta kanë lojtarë të fortë si Rodry e Nico Williams.

Që prej janarit kur kalova te Dinamo kam parë një progres të vazhdueshëm te vetja. Në mars erdha për herë të parë te Kombëtarja dhe grumbullimi në Evropian ishte një emocion i papërshkrueshëm”,- u shpreh “fantazisti” i sulmit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!