SHKODËR– Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Shkodër, u takua me sipërmarrësit e rinj të qarkut të veriut.
Ai u ndal tek hotelet, ndërsa tha se pjesa më e madhe e tyre nuk i deklarojnë saktësisht numrin e shtretërve.
Rama thekson se në muajin maj do të hartohet një nismë, ku hotelet do të bëjnë një marrëveshje me tatimet për të paguar taksën në nivelin e 65% të kapaciteteve të shtretërve deri në shtator.
“Në deklarimin e shtretërve të gjitha hotelet nuk thonë të vërtetën. Ajo që në do bëjmë këtë vit, ne kemi TVSh me të ulët në Evropë dhe rajon, e kemi 6%. E kemi bërë qëllimisht, për t’u dhënë mundësinë hoteleve të fitojnë në atë fazën e parë, por edhe për ta formalizuar. Për të fituar keni fituar. Nga maji, është një program që sipas dëshirës kush nuk do asnjë kontroll, asnjë inspektor asnjë problem apo dhimbje koke me historish me kontrolle tatimore duhet të bjerë dakord që të bëjë një marrëveshje me tatimet dhe të paguajë 65% nga maji në shtator, sikur e ka të zënë. Edhe 30% në periudhën tjetër dhe kjo e bën një lloj balance. Edhe ju keni rezervë dhe shteti merr atë që i takon pak nga pak hap pas hapi, ne po punojmë për një solucion digjital, që pastaj do të përfshijë dhe airbnb. Mos t’i shtrëngojmë njerëzit që tani se problemi është se pastaj duhet të bëjmë ato kontrollet”, tha ai./abcnews.al