“Kemi rënie të eksporteve, tani luajnë me ekipe të lodhura! Ndikon edhe ngutja e prindërve”

schedule23:56 - 13 Janar, 2020

schedule 23:56 - 13 Janar, 2020

Tema e diskutimeve në emisionin “Pressing” në ABC News është përqendruar te talentet e futbollit shqiptar, aty ku Lirim Zalla dhe Agim Canaj shprehin këto mendime.

ZALLA – “Kemi rënie të madhe të eksporteve të lojtarëve shqiptarë. Më parë kanë luajtur me skuadra më të mira, tani trokasin në dyert e skuadrave të lodhura. Kemi talente, veçoj Vlorën dhe Shkodran për talente natyrale. Kushtet, trajnerët. Sot po s’i shkoi prindi mbrapa nuk bëhet futbollist. Kemi prodhuar lojtarë të mëdhenj. Rraklli doli nga Besa dhe luajti në Bundesligë”.

CANAJ – “Edhe ngutja e prindërve ka bërë që emigracioni të jetë më i madh edhe në mosha të vogla. E kam parë si fenomen edhe në Shkodër. Familjet kanë pasur një presion të madh, drejtuesit i kanë dhënë lejet e kalimeve në forma të ndryshme. E ndjeva vetë kur isha atje, ky fenomen është edhe te moshat”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!