Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina, Rama-Europës: Zgjohuni! Vizita e krerëve të BE në Kiev, vetëm show

schedule13:15 - 24 Shkurt, 2025

schedule 13:15 - 24 Shkurt, 2025

Kryeministri Shqiptar Edi Rama zgjodhi të “zgjojë Europën” në përvjetorin e tretë të luftës Rusi – Ukrainë nëpërmjet fjalimi të tij drejtuar liderëve perëndimor që u mblodhën këtë të hënë në Kiev. Kreu I qeverisë Shqiptare e quajti samitin e mbajtur këtë të hënë në kryeqytetin Ukrainas një skenë të ripërsëritur ndërsa tha se problemi i vërtet në rendin botëror nuk është ndihma ushtarake për Kievin, por negociatat që po mbahen mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës pa pasur një vend në këtë tryezë për Ukrainën apo qoftë edhe për Bashkimin Europian.

“Më duket se ky takim është si një takim i rregjistruar tre muaj më parë ose një vit apo qoftë edhe dy vite më parë  më parë. Megjithatë jam i sigurtë se nuk është kështu.  Unë mendoj se ne të gjithë e dime se diçka e rëndësishme ka ndodhur siç është udhëheqja e re e Shteteve të Bashkuara. Si mund të mblidhet Europa dhe të thotë se do të shpenzojmë më shumë në mbrotje dhe në Armatime kur atje ka negociata mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Nuk jam i sigurtë se duke diskutuar sesi të rrisim shpenzimet për armët dhe mbrojtjen po ndjekim të gjitha pikat. Ky është një mendimi i imi modest dhe ndoshta jam gabim, por SHBA po negocion me Rusinë dhe Ukraina po lihet menjëanë. Të tjerët mund ti imponojnë asaj dicka që mund të jetë tërësisht e padrejtë.”

Kreu i qeverisë Shqiptare tha se Bashkimi Europian së bashku me Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar duhet të krijojnë një llogore të re diplomacie pasi sipas tij, “sistemi autopilot amerikan” që udhëhiqte dhe ndihmonte perëndimin është fikur dhe nuk dihet se kur do të ndizet.

“Europa si kontinent duhet të ketë një llogore të gjatë diplomacie, duke përfshirë Britaninë e Madhe, , Turqinë, Bashkimin Evropian, pa dyshim, dhe të ketë një qëndrim të sajin. Ne kemi qenë për një kohë të gjatë në autopilotin Amerikan. Tani Autopiloti me sa duket është fikur dhe askush nuk e di për sesa kohë. Besoj se është koha për të pasur një reflektim më të thellë sesa thjesht ato që do të bëjmë sa I përket mbështetjes ushtarake apo shpenzimeve në armatime. Të gjitha këto janë të nevojshme por mund të mos jenë të mjaftueshme. Fakti këtu që flasim vetëm për gjysmën e historisv dhe jo për gjyskmën tjetër dhe fakti që flasim vetëm për gjysmën e problemit që është ana ushtarake dhe jo për gjysmën tjetër që është politika dhe diplomacia duhet të ndalet. Iu kërkoj falje sërisht, une e di që vendi im nuk është aq I madh sa të mund të ndryshojë dicka, por mendimet e mia janë thjesht një ushqim për të menduar pak më shumë. Kam frikë se nëse do të vijojmë kështu, shpejt më herët sesa vonë veçanërisht vendet perëndimore mund t’iu duhet të përballen me opinonin publik që mund ta cojë situatën në një kolaps total të forcave demokratike.”

Mediat nderkombëtare I bënë jehonë deklaratave të bëra nga Kryeministri Shqiptar Edi Rama duke shkruar se kreu i qeverisë Shqiptare zgjoi “Elefantin” në dhomë duke iu referuar kështu problemeve që ka Bashkimi Europian dhe Perëndimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!