Presidenti i SHBA Joe Biden tha se Izraeli nuk goditi spitalin e Gazës, sipas të dhënave të marra nga departamenti i mbrojtjes amerikane. Deklarata vjen pas komenteve të Bidenit për shpërthimin gjatë takimit me kryeministrin izraelit.
“Duket sikur është bërë nga pala tjetër”, theksoi presidenti amerikan.
Përpara se Biden të nisej për në Izrael, sipas një zyrtari amerikan, qeveria nuk kishte nxjerrë ende një përfundim në lidhje me burimin e bombardimit në spital dhe Biden kishte udhëzuar ekipin e tij të sigurisë kombëtare që të vazhdonte vlerësimin e informacionit.
CNN pyeti Shtëpinë e Bardhë nëse qeveria amerikane ka vlerësuar shkakun e shpërthimit që nga largimi i presidentit.
Autoritetet në Gaza kanë thënë se Izraeli qëndron pas shpërthimit vdekjeprurës në spital, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se raketat e Hamasit dështuan gjatë lëshimit.
/abcnews.al