Analisti Martin Leka në “Tirana Live” ABC News u ndal tek çelja e fushatës së PS me gratë dhe vajzat shqiptare. Ai tha se Rama gjithmonë është ndalur tek roli i grave dhe vajzave shqiptare. Leka u ndal po ashtu edhe tek motoja që PS ka gjetur për zgjedhjet e 11 majit, sipas tij kjo është një gjetje dhe se shqiptarët kanë pritur dekada të tëra për t’u anëtarësuar në BE, prandaj Leka tha se 11 maji është shansi i fundit.
“Ne kemi kohë që Ramën e shohim jo vetëm në përkrahje të grave, por e shohim edhe si një fans të madh të tyre. Por kjo nuk duhet të shndërrohet si një qëllim më vete. Unë mendoj që të bëhet një natyrshmëri, jo vetëm kuotat shpesh qëllojnë që të mos kenë qëllimin e duhur të realizuara nga PS. Gjetja e Ramës është gjetje ajo dora me flamurin e be, sigurisht që ajo është motoja e fushatës së PS. Ne deri para pak kohësh ishim skeptikë nëse Rama do e merrte pushtetin me tenxhere dhe tepsi, kurse tani jemi më seriozë. Gjetja është më impresionuese. Kemi 35 vjet që vetëm kemi humbur kohën, kështu që është shansi i fundit që viti 2030 të jetë viti i mos humbjes së kohës. nëse kjo ndodh sërish në vitin 2030. Mendoj se “Shqipëria 2032” është edhe një detyrim i madh për popullin shqiptar”, tha analisti./abcnews.al